Error
  • XML Parsing Error at 28:1. Error 5: Invalid document end

AMAN para RTM: Ata nuk vijnë, ja pra u erdhëm ne

Disa qindra njerëz protestuan për herë të gjashtë në rrugët e Shkupit kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe ngrohjes qendrore. Përveç EVN, Komisionit Rregullator, Parlamentit dhe Lidhjes së Sindikatave, në skemën e marshit protestues që organizoi iniciativa qytetare AMAN këtë herë u gjet edhe radiotelevizioni publik RTVM- zgjedhur si destinacion përfundimtar për këtë protestë. 

Pred Mavrovka AMAN

Procesionin e printe një "njëqind e njësh". Protestantët të vendosur ta shtyjnë veturën deri në RTVM, sepse, siç thonë ata, benzinë është e shtrenjtë. Përveç aktivistëve të AMAN, në protestat vëreheshin shumë qytetarë të moshuar, të rinj, pensionistë, intelektualë, punëtorë, artistë, gazetarë, punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara – nga të gjitha nacionalitetet. "Drejtësi sociale", "Bukën na e morët", "Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe", "Mjaft me shtrenjtimet" dhe variacione në temën "hajdutë-vjedhës-hajna" janë klithmat më të zakonshme të protestuesve. Para qendrës tregtare Mavrovasja, dhe gjatë rrugëtimit nëpër bulevardin drejt RTVM, demonstruesit brohoritnin në gjuhën shqipe dhe maqedonase: "Ejani me ne / Dojdete so nas", "Bashkë më të fortë  / Zaedno sme posilni".

Para MRT – britma të fuqishme të pakënaqësisë dhe vërshëllima "Mjaft më heshtje", parullë që është përdorur shumë shpesh në këto dhe në protesta të tjera qytetare të organizuara në vitet e fundit, duket se jehoi më fuqishëm mu para ndërtesës së transmetuesit publik.

Në AMAN thonë se janë të zhgënjyer nga injorimi i total protestave të in iniciativës nga RTVM, për të cilin, rikujtojnë, financohet nga paratë e taksapaguesve. "Na injorojnë. Nuk na japin mbështetje. Nuk vijnë në protestat tona. Nuk i dërgojmë ekipet për të mbuluar protestat. E pra, në qoftë se nuk na vijnë, ja, u erdhëm ne. Të shohim tani vallë nuk do të raportojnë për protestën", thanë iniciatorët e protestës para protestuesve.

Qytetarët të bashkuar në këtë iniciativë janë kategorikë – protestat vazhdojnë çdo të martë, deri sa të përmbushen kërkesat.

aman.protest-1


Fillimi Burime Përmbajtje Burime Lajm AMAN para RTM: Ata nuk vijnë, ja pra u erdhëm ne

Media sociale

internews

www.aktiv.org.mk was produced with

support from Internews. The contents are
the sole responsibility of Macedonian
Institute for Media and do not necessarily
reflect the views of Internews.